Nënës time

    Hermann Hesse

    Kaq shumë kisha për të të thënë
    Po mbeta larg e larg mërguar
    Në këto ditë, e dashur Nënë,
    Më mirë ti më ke kuptuar.

    Për ty dhuratën kam menduar
    Edhe punuar gjat’ e gjatë,
    Porse më mbet këtu, në duar.
    Ti mbylle sytë këtë natë.

    Por ndjej se, duke e lexuar,
    Më zbutet dhimbje e kësaj zije.
    Mirësia jote e patreguar
    Më lidh me ty me mija fije.
    Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

    Në ëndërr ti më rri kaq larg
    Si më rreh zemra, ta dish!
    O Nënë, Nënë, vallë s’di
    Tek unë si të vish?
    E njëjta ëndërr net për net!
    Si më rreh zemra, ta dish!
    O Nënë, Nënë, përse nuk do
    Këtu, tek unë, të vish?
    Në fushat

    Në qiell enden retë pafund,
    Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,
    Në fushat endet e endet gjithkund
    Fëmia i humbur i nënës sime.
    Në rrugë era fryn gjethet e thata,
    Në pemë zogu klith me vajtim,
    Atje, matanë malesh të larta,
    Ndodhet, diku, atdheu im.

    Lajmi Paraprak

    Gazpromi i mbyll Letonisë rubinetin e gazit

    Lajmi i rradhës

    Turqia thotë se eksportet e para të drithit ukrainas mund të nisin më 1 gusht

    Lajme tjera

    Anës lumenjve

    Poezi nga FAN NOLI Arratisur, syrgjynosur,Raskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë