Djegia e cigares, një problem që duhet shuar

    Kjo verë ka nisur plot me rekorde. Temperatura të larta të cilat kanë dalë nga pritshmëritë duke krijuar probleme me shëndetin e shumë qytetarëve.

    Nxehtësia e tepërt po shkakton edhe thatësira që përkeqësojnë bujqësinë, prodhimin e energjisë por edhe tek reduktimi i sasisë ujore nëpër lumenjë apo liqene. Nga ana tjetër vatrat e zjarrit që po shtohen nga dita në ditë po kthehen në një sfidë për forcat e emergjencës. Shumë ekspertë kanë të drejtë kur shprehen se Toka ka marr flakë këtë verë, dhe problemi i djegies duhet shuar menjëherë.

    Ama djegia nuk ndalet vetëm këtu, por është shkaktare edhe e një tjetër problemi. Mund të mos e keni menduar por djegia e cigares është po aq shqetësuese sa temperturat e larta për shëndetin.

    Temperatura e djegies së cigares është 900 gradë Celsius. Po a e dini se çfarë ndodh gjatë djegies në një temperaturë kaq të lartë? Po për pasojat e personave që e tymosin cigaren?

    Shqetësimi kryesor me djegien e cigares lidhet me tymin që ajo lëshon. Gjatë ndezjes së cigares nxehtësia e lartë lëshon rreth 6000 substanca të dëmshme në ajër, 100 prej tyre janë toksike për njeriun. Studime të shumta kanë treguar që këto kimikate kanë potencialin të shkaktojnë sëmundje serioze.

    Cila mund të jetë mundësia për personat që zgjedhin të vazhdojnë të përdorin duhanin?

    Zgjidhja më e mirë për shëndetin sigurisht që është të mos e pini cigaren. Por, për të rriturit që zgjedhin të mos e lënë duhanin këshilla më e mirë është që të informohen mirë për të gjitha alternativat e mundshme.

    Vitet e fundit teknologjia dhe shkenca ka përparuar duke krijuar pajisje efikase që bazohen tek filozofia e ngrohjes së duhanit.  Këto alternativa, në vend të tymit të dëmshëm, lëshojnë aerosol. Ky i fundit ka 95% më pak substanca toksike duke reduktuar dukshëm dëmin e tymit të cigares.

    Një tjetër zgjedhje e alternativave pa tym janë cigaret elektronike. Këto aparatura funksionojnë përmes avullimit të nikotinës së lëngëzuar. Ndryshe nga pajisjet me ngrohje, cigaret elektronike nuk përdorin duhanin, por vetëm nikotinën.

    Alternativa tjetër që mund t’ju duket interesante është duhani që përtypet njësoj si çamçakëzi, gjithashtu mund të përmendim edhe snus e cila aplikohet tek mishrat e dhëmbëve. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëria dhe ShBA-ja shënojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

    Lajmi i rradhës

    Pse u goditën intelektualët kosovarë, arratisur në Shqipëri

    Lajme tjera

    Kush është Liz Truss?

    Associated Press Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë