ASh-ja pa detaje rreth negociatave për t’u bërë pjesë e Qeverisë

    Aleanca për Shqiptarët vazhdon të mos jap detaje rreth negociatave me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Megjithatë Alsat jo zyrtarisht se në kombinime janë më shumë ministri, edhe atë ajo e Drejtësisë, Shëndetësisë, Arsimit dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës. As kryeministri Kovaçevski nuk zbardh detaje nga negociatat me opozitën shqiptare. Kovaçevski këmbëngul se në takimin e fundit me Taravarin, nuk është biseduar për ndarjen e resorëve. Ai thotë thotë se dyert e Qeverisë janë të hapura për të gjithë ata që janë pro evropianë.

    “Në takim biseduam për ardhmërinë evropiane të cilën të gjithë ia dëshirojmë shtetit dhe të gjitha vendimet që duhet të sillen në parlament me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror… Nuk biseduam konkretisht për hyrje në Qeveri ose siç më pyetët juve për resorë që duhet të merren përgjegjësi bisedë të atillë nuk kishte dje”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

    BDI ndërkohë vlerëson se duhet të bashkohen forcat për ndryshimet kushtetuese.

    “Nuk ka pasur bisedime të tilla për momentin por gjithsesi se të gjitha forcat që e përkrahin integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut duhet që ti koncentrojnë forcat për realizimin e ndryshimit kushtetues dhe të gjitha reformat që nevojiten për tu integruar në Bashkimin Evropian”, u shpreh Artan Grubi, BDI.

    Një ditë më parë ushtruesi i detyrës kryetar i ASH-së, Arben Taravari u takua në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Por pas takimit të dy deklaruan se nuk biseduan për hyrjen në Qeveri, por për ndryshimet kushtetuese në vend, krizën energjetike dhe rrugën evropiane të vendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë italiane në Ohër prezantuan pajisje të reja teknologjike për shuarjen e zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Buxhet shumë i ulët për hulumtime shkencore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë