“Automjeti me vlerë prej 21 mijë eurove është blerë ligjërisht”

    Foto Ilustruese

    Shtëpia e Shëndetit në Tetovë thotë se automjeti me vlerë prej 21 mijë eurove është blerë ligjërisht dhe përdoret për patronazh dhe vaksinim në fshatrat përreth.

    Çështja nëse është e nevojshme të ndahet kjo shumë për një automjet u ngrit pas raportit të Qendrës për Komunikim Qytetar, në të cilin thuhet se prokurimi publik është bërë me etiketën “mbrojtje nga Covid-19” edhe pse siç thonë ata, ky produkt nuk mund të lidhet lehtësisht me krizën e virusit korona.

    “Disa vite më parë në planet e prokurimit publik të Qendrës së Shëndetit ishte paraparë prokurimi i një automjeti për të plotësuar nevojat e shërbimeve, sidomos në kushtet e dimrit. Në dy vitet e fundit janë jashtë funksionit tre automjete, disa prej të cilave mbi 25 vjeç, gjë që paraqet problem në funksionimin normal dhe përmbushjen e detyrimeve të institucionit që kujdeset për rreth 200 mijë të siguruar shëndetësorë”, thonë nga Shtëpia e Shëndetit, Tetovë.

    Mirëpo, një sërë reagimesh ka shkaktuar fakti se Qendra e Shëndetit për vaksinim në mbarë Tetovën është në kërkim të automjetit me timon lëkure, gjashtë altoparlantë dhe ngjyrë metalike.

    “Vetura që është blerë është prokuruar për 1.090.000 denarë pa TVSH dhe ka qenë oferta më e mirë në atë kohë në treg dhe është veturë me pajisje standarde për atë klasë të automjeteve”, u shprehën nga Shtëpia e Shëndetit, Tetovë.

    Paraprakisht, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek institucionet kompetente që të reagojnë nëse konstatohen parregullsi gjatë prokurimit dhe ka rikujtuar se menaxhmenti mban përgjegjësi profesionale, penale dhe morale.

    Nga ana tjetër, Komisioni Kundër Korrupsionit theksoi se rasti i blerjes së automjetit të tillë tregon se deri ku shkon lakmia e njerëzve dhe nevoja e keqpërdorimit të parave të shtetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në qytetet e pasura kineze pasagjerët lëvizin me taksi pa shofer

    Lajmi i rradhës

    Inspektorati Shtetëror i Tregut shqipton masa për objektet të cilat punonin ditën e diel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë