BDI pajtohet me kritikën e ambasadores amerikane | Ahmeti: Partneritet me BDI-në, gjithkush i cili është kundër krimit dhe korrupsionit (Video)

    Funksionarët e BDI-së së fundmi kanë komentuar kritikën e ambasadores amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler, e cila ditë më parë kritikoi ashpër zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo shpreh pakënaqësinë e hapur për mënyrën sesi Islam Abazi u bë në krye të prokurorisë. Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Bujar Osmani nga BDI u shprehën qartë se pa një vetting të mirëfilltë në të gjitha instancat nuk mund të ketë hapërim në eurointegrime, raporton Nistori.

    Artan Grubi
    “Komenti im është se duhet të ketë vetting në të gjitha nivelet e prokurorisë, gjyqësorit dhe politikës. Nuk kam çfarë të pajtohem dhe as të mos pajtohem me deklaratat, por ju them se politika e BDI-së ka qenë dhe është që të ketë vetting në të gjitha nivelet, duke filluar nga politikanët, pastaj duke vijuar me gjykatësit dhe prokurorët. Ne edhe kemi draftuar projket ligj dhe mbështesim atë projekt ligj për vetting të të gjitha institucioneve.”

    Nga ana tjetër edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani i pyetur nga Nistori se cili është komenti i tij për kritikat që plasoi ambasadorja ndaj mënyrës së përzgjedhjes së Islam Abazit në krye të prokurorëve. Osmani nuk u shpreh qartë nëse pajtohet me kritikat e ambasadores.

    “Nuk mund të ndërhyjë në çështjet e prokurorisë. Ato janë dy pushtete të ndara. Ka pasur një proces zgjedhor. Nuk mund të komentoj si anëtar i Qeverisë për çështjet që kanë të bëjnë me prokurorinë. Me rëndësi është të shihet nëse është respektuar ligji i miratuar bashkë me Bashkimin Europian.”

    Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e vlerësoi kritikën e ambasadores amerikane si parimore dhe u pajtua se lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë pa kompromis. Një vetting në të gjitha institucionet shtetërore, kërkoi Ahmeti.

    “Prononcimi i ambasadores amerikan është parimore. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë pa kompromis. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi promovuar që pushteti ekzekutiv të jetë i pavarur, sovran dhe jo rastësisht ka 3-4 vite kemi insistuar për vetting në të gjitha institucionet shtetërore. Që nga personalitetet politike, ligjvënëse, ligjzbatuese, policia. Sigurisht pa një vetting të mirëfilltë, nuk mund të jemi të suksesshëm në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit” – tha kreu i BDI-së.

    Ahmeti tha se, është për vetting dhe partneritet me BDI-në mund të ketë gjithkush i cili është i përkushtuar, i përcaktuar për një vetting të mirëfilltë dhe sundim të ligjit. Përshpejtimi i hapave drejt anëtarësimit në BE, vetëm duke luftuar krimin dhe korrupsionin që nga pushteti lokal e deri tek ai qendror.

    Deklaratat e funksionarëve të BDI-së vijnë pasi ambasadorja amerikane u shpreh hapur për mënyrën e përzgjedhjes së të parit të prokurorëve, Islam Abazi. Shkak i reagimit në opinion publik u bënë edhe publiket e një sërë fotosh të Abazit me njerëzit e BDI-së dhe informacione të tjera për lidhjet e tij me partinë në pushtet. Abazi ishte gjithashtu i vetmi nga katër pretendentët për postin e kreut të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që hyri në garë pa ofruar program dhe pa u deklarua për media. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kryesia e BDI-së nxjerr “Grupin e zjarrit” pa buzëqeshjen e paralajmëruar | Ahmeti: Në fund gjithnjë shumica e ka fjalën (Video)

    Lajmi i rradhës

    Edukatorët nëpër çerdhet e Maqedonisë bëjnë punë të dyfishtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë