Çmimi i energjisë së ngrohjes në Shkup rritet deri në 16.31 për qind

    Foto: AIM

    Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se çmimi i energjisë ngrohëse në Shkup do të rritet nga 14,18 deri në 16,31 për qind. Bislimovski tha se rritja vjen si pasojë e rritjes së çmimit të gazit natyror në tregun botërorë.

    “Në rrjetin më të madh ku furnizohen rreth 90 për qind e shpenzuesve në qytetin e Shkupit, çmimi i energjisë për ngrohje do të rritet për 14,18 për qind. Për shpenzuesit në ngrohtoren e Hakuranës në energjetikë çmimi i energjisë ngrohëse rritet për 15,58 për qind dhe për shpenzuesit të kyçur në rrjetin Shkup-Veri çmimi rrite për 16,31 për qind”, tha Bislimovski, duke shtuar se çmimi i gazit në tregun botërorë është rritur për 10 herë më tepër.

    Lajmi Paraprak

    Dy gushti ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Publikohet versionin zyrtar i Protokollit me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë