Deri më 27 korrik Maqedonia ngelet në fazën portokalli

    Moti jashtëzakonisht i nxehtë që ka përfshirë vendin tashmë disa ditë, pritet të vijoj edhe tutje.

    Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare.

    Të dielën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë deri në 42 gradë, ndërsa të hënën dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë.

    Deri të mërkurën, gjegjësisht më datë 27 korrik, zona e vendit tonë do të vijojë të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit me temperatura të larta të mëngjesit dhe ditës.

    Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të mbetet aktiv në të gjithë territorin.

    Poashtu dhe në zonën e Shkupit deri në fund të kësaj periudhe do të jetë shumë nxehtë dhe niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv.

    Lajmi Paraprak

    Dylli i bletës me vlera të rralla kurative

    Lajmi i rradhës

    Elektroserveri serb ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë