Edukatorët nëpër çerdhet e Maqedonisë bëjnë punë të dyfishtë

    Edukatoret në çerdhe vazhdojnë që të bëjnë dy herë punë duke plotësuar ditarin e zakonshëm dhe atë elektronik. Agnesa Muarremi, edukatore tashmë 15 vjet tha për Alsat se puna e dyfishtë po shkakton vështirësi dhe pengesë për zhvillimin e procesit edukativo arsimor dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Sipas Muarremit, ditari elektronik do të ishte më i përshtatshëm nëse paraprakisht çerdhet furnizohem me mjetet e duhura për punë.

    “I plotësojmë të dy ditarët. Cilado që të jetë vetëm njëra të mbetet se dy janë angazhim i madh. Të gjithë aktivitetin me plan program që e kemi duhet ta realizojmë pastaj kalojmë dhe e shënojmë në ditar, normal nuk mund të shënojmë se çfarë na kujtohet ne, fillimisht duhet të përpilojmë planin ditor dhe ta shënojmë në ditarin e thjeshtë pastaj ta kalojmë në atë elektronik. Brenda një ore ose më tepër kohë derisa i kompletojmë të gjitha që duhet për ta plotësojmë një ditar”, u shpreh Agnesa Murremi, edukatore.

    Gëzime Bakiu, drejtoreshë e çerdhes “Fidani” në Çair tha se institucioni i saj posedon vetëm 20 laptop të cilat janë donacion nga një kompani e huaj ndërkohë që Ministria e Punës Sociale nuk ka financuar asnjë.

    “Nga ana ministrisë nuk jemi të furnizuar as me laptop, as me kompjuter. Mirëpo ne si institucion kemi bashkëpunuar me një firmë në Zvicër dhe kemi pas një donacion prej 20 laptopëve. Me to funksionojmë mirëpo pasi që numri është shumë i madh i të punësuarve ato nuk janë të mjaftueshme që të gjithë t’i përdorin kështu që shumica e të punësuarve funksionojnë edhe me telefonat e vet privat që i kanë”, tha Gëzime Bakiu, drejtore e çerdhes “Fidani”.

    Në mars të këtij viti, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska kishte premtuar se nga muaji shtator në çerdhe, në përdorim do të mbetet vetëm ditari elektronik.

    “Për ne si ministri e Punës dhe Politikës Sociale rëndësi të veçantë ka ajo që thuhet nga kuadri profesional i çerdhes megjithatë që të kenë vetëm një mënyrë të evidentimit duhet të ndryshohet Ligji për mbrojtje të fëmijëve. Me ndryshimet e para do të bëjmë ndryshime  në mbajtjen  e evidencës që ta lëmë vetëm evidentimin elektronik ndërsa ajo në letër të hiqet. Besoj që në vitin e ri shkollor 2022-23, do të kemi vetëm ditar elektronik”, është shprehur Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Për dallim nga çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme tashmë kanë në funksion vetëm ditarët elektronik. Ditari elektronik ose  E-Ditari nisi të zbatohet në muajin shkurt të vitit 2011 si projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me qëllim përmirësimin e komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe prindërve dhe institucionet tjera shtetërore.

    Lajmi Paraprak

    BDI pajtohet me kritikën e ambasadores amerikane | Ahmeti: Partneritet me BDI-në, gjithkush i cili është kundër krimit dhe korrupsionit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kyçyk: Reformat e brendshme, të nevojshme për suksesin e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë