Ferma-shtëpi me mulli trekatësh shitet për 1.6 milion funte, brenda saj nuk mungon pothuajse asgjë

    Një fermë-shtëpi që ishte e lidhur me një mulli trekatësh dhe që gjendet në një hapësirë të gjelbëruar – është nxjerr në treg për 1.6 milion funte.

    Bëhet fjalë për pronën unike që gjendet në rrugën Church në fshatin idilik të Bildeston, Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

    Brenda saj janë katër dhoma gjumi, pesë tualete dhe hapësira të mjaftueshme për studime dhe për të bërë ndonjë aktivitet fizik.

    Pavarësisht se gjendet pak metra larg kishës Shën Mari Magdalena, kjo shtëpi është e “lidhur” me mullirin trekatësh që është shndërruar në një hapësirë të përkryer akomodimi.

    Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë që tregon në detaje hapësirat e rregulluara të kësaj shtëpie, që për blerësin e ardhshëm do të mund t’i shërbenin për thuajse çfarëdo lloj aktiviteti.

    Megjithatë kushdo që është i interesuar për të duhet të ndajë nga paratë e kursyera shumën prej 1.6 milion funte – kjo për faktin se brenda saj janë bërë investime të mëdha.

    Lajmi Paraprak

    Sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut nuk përfundojnë me vendime gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Problemet me tiroiden tek të rinjtë, sinjalet që jep trupi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë