Freedom House: Maqedonia e Veriut dhe Uzbekistani janë dy vendet me përparim më të madh demokratik gjatë vitit të kaluar

    Sipas raportit vjetor të Freedom House për gjendjen me demokracinë në vendet me tranzicion, Maqedonia e Veriut, së bashku me Uzbekistanin janë dy shtetet me përparim më të madh demokratik gjatë vitit të kaluar.

    Maqedonia ka përmirësim me 0.07 pikë, që është rezultati më i mirë nga 29 vendet që analizohen në raport. Megjithatë edhe pse ka përparim, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në shtetet që kanë “regjim hibrid”.

    “Në Maqedoninë e Veriut dhe Uzbekistanin përpjekjet e pjesshme me ndryshime pozitive në realitet, dhe për këtë shkak ka përmirësime në rezultatet e këtyre shteteve. Në Maqedoninë e Veriut, Qeveria e majtë e kryeministri Zaev përmirësoi një pjesë të dëmeve institucionale që i bënë paraardhësit e djathtë”, thuhet në raportin vjetor të Freedom House.

    Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë te vendet në tranzicion dhe ndodhet pas Armenisë ku shihet përparimi ose ngecja e demokracisë në pesë vitet e fundit.

    Lajmi Paraprak

    Koha më e mirë për të ujitur bimët dhe shmangur kërmijtë

    Lajmi i rradhës

    Kos me thrashegra, bashkimi që bën fuqinë për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë