Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq pas takimit me homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan në Cetinë deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë miqësore.
“Turqia e kupton deficitin e stabilitetit të cilën e kemi në Ballkanin Perëndimor dhe nevojës për tejkalimin e atij deficit. Për këtë Turqia insiston për dyer të hapura në NATO dhe në BE për vendet e rajonit”, theksoi Gjukanoviqi.
Ai shtoi se ka hapësirë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë.
“Turqia dhe Mali i Zi, si pjesë të rëndësishme të Ballkanit dhe Evropës, japin një kontribut serioz për paqen dhe stabilitetin. Mali i Zi, i cili bashkon grupe të ndryshme etnike dhe fetare, është një shembull i rëndësishëm i bashkëjetesës. Ne i ndjekim politikat paqësore të Malit të Zi në rajon, aktivitetet e tij në organizatat ndërkombëtare dhe hapat intensiv drejt anëtarësimit në NATO dhe BE me lavdërime të vërteta. Ne kemi mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe sinqerisht besojmë se anëtarësimi i këtij vendi në BE do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, theksoi Erdogani.
Presidenti i Turqisë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Mal të Zi do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiq dhe me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq.