Grante për bujqit e rinj të Maqedonisë

    Nga LSDM sot informuan se këtë vit fillon paradhënia e granteve të destinuara për bujqit e rinj. Qëllimi është rritjen e prodhimit vendas. Parashikohen subvencione më të larta për prodhuesit e drithërave, subvencionohet vaji për makineri bujqësore, subvencionohet blerja e plehrave artificial dhe njëkohësisht në dispozicion të fermerëve vihet e gjithë toka bujqësore shtetërore.

    “Nga ky vit, bujqit e rinj që do të aplikojnë për grant do të paguhen menjëherë pas lidhjes së kontratës për mbështetje financiare deri në 40%. Grantet realizohen përmes Programit për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural, përmes masës 112, ndihmë për fermerët e rinj për fillimin e veprimtarisë në bujqësi, ku ndahet granti prej 10,000 euro dhe masa 113, mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor, me grant prej 20,000 euro.”- deklaroi Goce Georgievski, LSDM.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Mickoski të mos presë, menjëherë mund të jep dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    Çka është dita e mirë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë