Greqia me notë proteste ndaj Serbisë lidhur me rrëzimin e avionit

    Greqia ka dorëzuar ankesë ndaj Serbisë të hënën, pasi një avion ukrainas i mallrave që po barte armë, u përplas teksa tentoi të bënte një aterim emergjent në veri të Greqisë.

    “Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të ankohet te Qeveria serbe për të theksuar nevojën që autoritetet greke të informohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës së avionit”, tha një zyrtar i Qeverisë greke, i cili nuk deshi të identifikohej para se të bëhej njoftimi zyrtar.

    Tetë anëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, që operohej nga një kompani ukrainase, u vranë pas rrëzimit të avionit të shtunën në Kavalla të Greqisë. Pas rrëzimit, ka pasur shpërthime të eksplozivëve për të paktën dy orë.

    Autoritetet serbe thanë se avioni po bartte 11.5 tonë minahedhës dhe mina të tjera serbe për në Bangladesh. Avioni ishte paraparë të bënte një ndalesë në Aman të Jordanisë.

    Ekipet e deminimit për të dytën ditë me radhë po punojnë në vendin ku u rrëzua avioni.

    Avioni ukrainas i mallrave u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Kavallës.

    Avioni ukrainas me armë serbe rrëzohet në Greqi

    Zëdhënësi i zjarrfikësve, Yiannis Artopios, tha se nuk janë gjetur substanca të rrezikshme në vendin ku u rrëzua avioni.

    Ai shtoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit besohet se ishin ukrainas. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria: Çdo familje, një anëtar të punësuar

    Lajmi i rradhës

    “Gjuha maqedonase do të jetë edhe gjuhë zyrtare e BE-së”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë