Kërcënoi nënën me thikë kuzhine pasi nuk ia dha 5 euro për të blerë birra

    Foto ilustruese

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.S. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( KPRK ) .

    Siç njoftohet, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, giyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal Habib Zeqiri, ka vërtetuar faktin se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij të dëmtuarës E.S. deri sa e njëjta ishte me vajzën e saj, i njëjti kërkon 5 euro për të blerë birra, duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me ç’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat.

    “Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë, duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia”, thuhet në njoftim.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji.

    Me këtë rast palët njoftohen se an kesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyne ekzekutimin e tij, transmeton Telegrafi.

    Lajmi Paraprak

    Hoxhë Fatmir Latifaj pajtoi dy familje për plagosjen te tregu në Mitrovicë

    Lajmi i rradhës

    Infektologu Salih Ahmeti, mes lotëve tregon fjalët e fundit të kolegut që vdiq nga COVID-19

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë