Kociq: Të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Levicës ranë në ujë

    Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe Levicës ranë në ujë. Sepse nuk ndryshon identiteti, nuk negociohet as gjuha, as identiteti, as veçoritë historiko-arsimore e kulturore dhe çështjet historike nuk janë pjesë e negociatave me BE-në, tha deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.

    “Për më shumë se dy javë gënjejnë qytetarët, i mashtruan dhe i provokojnë të krijojnë tensione dhe trazira për të mos nisur negociatat me BE-në me qëllimin e vetëm për të luftuar për pushtet, pa asnjë reformë në partinë e tyre, me kriminel e matricë siç ishin dhe janë ende. Unë do të bëj një pyetje retorike, për çfarë kërkon Mickoski referendum? Kuvendi para disa ditësh miratoi konkluzionet me të cilat e obligon Qeverinë, këtë dhe çdo të ardhme, që gjatë negociatave me BE-në të mos negociojë për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase dhe çështjet bilaterale të mos jenë pjesë e kornizës së negociatave. A ka rëndësi kjo për VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin? A janë kundër konkluzioneve që kemi sjellë në Parlament, me të cilat obligojmë Qeverinë?”, tha Kociq.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, shoferët po shkelin rregullat në komunikacion

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit bastis Drejtorinë për polici financiare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë