Kompanitë italiane në Ohër prezantuan pajisje të reja teknologjike për shuarjen e zjarreve

    Përderisa në Maqedoninë e Veriut zjarret vazhdojnë të shuhen me pajisje dhe automjete të vjetra, disa madje më të vjetra se 60 vjet, në Evropë përdoren gjithnjë e më shumë metoda moderne. Dronët, sensorë të ndryshëm dhe kamera janë të përfshira si pajisje. Kompanitë italiane prezantuan pajisje të tilla në Ohër.

    “Filluam duke përdorur teknologji të avancuar, duke vendosur sensorë në pemë. Këta sensorë mund të ndezin menjëherë alarm nëse diçka e pazakontë po ndodh…”, tha Giovanni Alesio, Menaxher i Projektit.

    “Me dronët tanë që vendosen në një kuti, ne mund të ndërhyjmë në zjarret në pyje dhe në përgjithësi ta parandalojmë zjarrin. Në momentet kur marrim  njoftim nga sensori se ka një lloj rreziku, ne mund të hedhim menjëherë dronin për të thirrur autoritetet lokale dhe për të parë se ku është rreziku dhe si mund të parandalohet…”, u shpreh Fabio DeMateis, Kompania për Dronë, Itali.

    Sipërmarrësit italianë thonë se pajisje të tilla nuk janë aspak të shtrenjta dhe çdo vend mund ta përballojë atë. Në shumë vende në Itali dhe Greqi, kjo metodë tashmë po jep rezultate.

    “Së pari, ne mund të ndihmojmë me dron vëzhgues, domethënë ai dron mund të fluturojë dhe të bëjë xhiro nëpër zona. Kështu mund të parandalojë menjëherë nëse shfaqet ndonjë rrezik. Mënyra e dytë është që droni mund të mbulojë një territor shumë të madh prej 49 kilometrash katrorë dhe mund të ndërhyjë menjëherë dhe të raportojë rrezik të mundshëm”, shtoi Fabio DeMateis, Kompania për Dronë, Itali.

    Sipas një sondazhi të Qendrës për Komunikim Civil, 70% e gjithsej 2019  automjeteve zjarrfikëse në vend janë të shekullit të kaluar. Më të vjetrat janë të vitit 1966./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    ASh-ja pa detaje rreth negociatave për t’u bërë pjesë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë