LSDM: Të gjithë gënjeshtrat e Mickoskit dhe Apasievit janë demaskuar

    Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit dhe Apasiev janë fundosur, të gjitha të pavërtetat e tyre janë demaskuar. Gjuha maqedonase pati jehonë në Bruksel, hyri në BE, u hap rruga që gjuha maqedonase të bëhej gjuhë zyrtare e Bashkimit Europian, thonë nga LSDM.

    “Gjatë konferencës ndërqeveritare, jo vetëm që flitej gjuha maqedonase, por ishte e disponueshme në kanalin zyrtar të BE-së dhe në shërbimin satelitor të BE-së ishte shkruar si gjuhë maqedonase. Negociatat do të zhvillohen në gjuhën maqedonase me formulim të qartë, pa shpjegime shtesë, pa fusnota, yje dhe mbiemra.Ne e kemi mbrojtur gjuhën maqedonase, identitetin dhe veçantinë, do të integrohemi në BE si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Me këtë janë shembur të gjitha gënjeshtrat që VMRO-DPMNE dhe e Majta po i përsërisin me muaj të tërë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Një rrugëtim i vështirë që sapo fillon

    Lajmi i rradhës

    RASTI “ZHAN MITREV” | “Ndjej përgjegjësi dhe jam i gatshëm që kësaj procedure t’i shkojmë deri në fund”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë