Maqedoni, në pikëpagesat rrugore paraqiten monedha të falsifikuara

    Punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë tash e një kohë paralajmërojnë për paraqitjen e monedhave të falsifikuara prej 1 dhe 2 eurosh, dënimin e të cilave vetë e paguajnë në fund.

    Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë.

    Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën.

    Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha.

    Në një aksion të përbashkët të policisë bullgare dhe greke, të mbështetur nga Europol, një grup i organizuar kriminal u shkatërrua disa vite më parë dhe u zbulua një vendprodhim pranë Selanikut.

    Më pas policia sekuestroi makineri të ndryshme, mjete dhe pajisje të ngjashme.

    Këto monedha këtu në kabinat e pagesës vijnë kryesisht nga automjete të huaja.

    Nga pikëpagesat rrugore të Maqedonisë thanë se për gjashtë muajt e parë të vitit kanë pranuar 259 monedha të dyshimta me prerje 1 euro dhe 11.579 monedha me vlerë 2 euro.

    Bankat nuk kanë pajisje adekuate për të zbuluar monedhat e falsifikuara, siç ka për kartëmonedhat.

    Një nga metodat e mundshme të zbulimit është magnetizimi i monedhave, por së fundmi falsifikuesit e kanë zgjidhur edhe atë “problem”.

    Me përjashtim të pikave të pagesës, në banka shmanget përdorimi i monedhave.

    Lajmi Paraprak

    21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit | Marrëveshje e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001

    Lajmi i rradhës

    Trump nën hetim për spiunazh: Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë