Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë tanke Ukrainës

    Parada e uhstrisë ukrainase / Kiev

    Vendi do t’i dhurojë tanke Ukrainës. Pasi në rrjetet sociale janë paraqitur pamje nga transporti i disa tankeve, lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtes. Sipas tyre, kjo bëhet pasi në RMV do të bëhet riformatimi i batalionit të tankeve.

    “Dëshirojmë të theksojmë se në bazë të analizave të bëra, rekomandimeve dhe planeve të miratuara për pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën në vijim do të bëhet transformimi, përkatësisht riformimi i batalionit të tankeve dhe do të veprohet në vendosjen  e kapaciteteve moderne dhe bashkëkohore kundër rrethimit në Ushtri, zbatimi i këtyre planeve tashmë është duke u zhvilluar. Gjithashtu, sipas Planit Afatgjatë për Zhvillimin e Aftësive Mbrojtëse 2019-2028 nuk do të investohen fonde shtesë për modernizimin dhe pajisjen e objekteve të tankeve. Duke marrë parasysh këtë situatë faktike, si dhe kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Qeveria mori vendim për t’i dhuruar Ukrainës një sasi të caktuar të këtyre mjetece që janë të patjetërsueshme për nevojat e tyre”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes për “360 gradë”.

    Lajmi Paraprak

    Pse po vonon nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

    Lajmi i rradhës

    Protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë