“Maqedonia e Veriut vonon me digjitalizimin në Arsim”

    Dixhitalizimi i universiteteve publike ne vend lë shumë për të dëshiruar, vlerësojnë nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Në analizën për gjendjen me digjitalizimin e universiteteve shtetërore thuhet se procesi akademik akoma vazhdon të realizohet sikurse në shekulli e 20 pavarësisht ndryshimeve teknologjike që tashmë kanë përjetuar thuajse të gjitha institucionet.

    “Synojmë që të kemi ose të prezantojmë idenë e vendosjes së sistemit “zero papirologji” ku të gjitha shërbimet administrative do të kryhen pa nevojën e printimit të ndonjë letre, duke u kryer nëpërmjet mënyrave dixhitale. E dyta është fuqizimin e indeksit dixhital dhe asgjësimin e indeksit që është në formë të letrës. E treta ka të bëj me transformimin e të ashtuquajturës sporteli për pyetje studentore”, deklaroi Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në arsim.

    Nga Instituti për Qeverisje të mirë dhe perspektiva Euro-Atlantike theksuan se dixhitalizimi është një proces i kushtueshëm që kërkon para, burime dhe njohuri, por mbi të gjitha vullnet që kërkojnë të rinjtë, veçanërisht studentët.

    “Brezat e sotëm janë të rinj të shekullit të 21-të, të cilët janë shumë më afër tabletit dhe kompjuterit se sa shkumësit ose mjetet të tjera fizike. Kjo nuk do të thotë që puna në letër duhet të hiqet gradualisht, por në të njëjtën kohë duhet të investohet në pajisjet dixhitale, aftësitë dixhitale dhe mundësitë dixhitale”, tha Bojan Kordallov, Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike.

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu tha se vlerësoi se shoqëria nuk është gati për dixhitalizim, jo për shkak të teknologjisë apo infrastrukturës, por për shkak të mungesës së burimeve njerëzore për ta zbatuar atë.

    “Aspekti i dixhitalizimit në universitete është shumë i rëndësishëm por mos harroni se përpara asaj është shumë e rëndësishme edhe aspekti sa ju si të rinj jeni të aftë dhe keni dhunti bazike që përveç këto procese të dixhitalizuara ti shfrytëzoni për punët personale individuale dhe profesionale të mundeni ato t’i disperzoni edhe në nivel të shoqërisë”, u shpreh Azir Aliu, ministër I Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Zv/ministri i Arsimit, Agim Nuhiu tha se është duke u zhvilluar një strategji e dixhitalizimit që do të përcaktojë prioritetet e vendit dhe se një ndër to është edhe dixhitalizimi i arsimit të lartë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pse nuk bashkëpunojnë shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Profesorë dhe ekspertë dënojnë ashpër zhvillimet në Këshillin Gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë