Keqpërdori detyrën zyrtare, kallëzim penal për drejtorin e Spitalit të Ohrit

    SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit të ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, G.B. (53) për shkak të dyshimit për kryer vepër penale keqpërdorim “të dyetyrës dhe autoritetit zyrtar”.

    “Në periudhën prej datës 1.11.2021 deri më 30.4.2022, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ISHP Spitalit të Përgjithshëm Ohër, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke llogaritur gabimisht pagën në bazë të një koeficienti tjetër, me çka sekretarit të spitalit i ka mundësuar të marrë pagë bazë më të lartë, ndërsa spitalit i është dëmtuar buxheti për 100.357 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Pas 20 ditëve asnjë shenjë nga Martini, ndërpriten kërkimet në bregdetin grek

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski dekreton Protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë