Komuna e Berovës i lut qytetarët: Bashkohuni në shuarjen e zjarreve

    Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrashinci.

    “Për momentin një zjarr i madh ka shpërthyer mbi fshatin Mitrashinci, mbi objektet e familjes Valaski. Zjarri mund të rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”.

    “Apelojmë tek banorët, tek qytetarët, sidomos nga fshatrat Mitrashinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar”, bëjnë thirrje nga Komuna e Berovës.

    Ndryshe, pas rritjes së temperaturave ditore, autoritetet në vend ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen shkaktarë për shpërthimin e zjarreve./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Punëve të Jashtme: Gjuha maqedonase në BE do të përdoret pa fusnotë

    Lajmi i rradhës

    Shkëndija vazhdon shkëlqyeshëm, fiton ndaj Valmeiras në Letoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë