Maqedonia e Veriut me një helikopter do ta ndihmojë Greqinë për shuarjen e zjarreve

    Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot njoftoi se Maqedonia e Veriut do të solidarizohet me fqinjin dhe aleatin jugor në luftën kundër zjarreve, gjegjësisht Greqinë.

    Ajo njoftoi se Maqedonia e Veriut do të një helikopter në Greqi për të ndihmuar në ballafaqim me zjarret.

    “Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Greqi një helikopter për të ndihmuar në ballafaqim me zjarret, ndërsa 30 ushtarakë janë të gatshëm të ndihmojnë nëse paraqitet nevoja”.

    “Së bashku jemi më të fortë, së bashku mund të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre fatkeqësive natyrore!”, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

    *Foto: Arkiv

    Lajmi Paraprak

    Temperatura të larta, Maqedonia nga nesër në fazën e portokalltë

    Lajmi i rradhës

    Reagon Bilall Kasami: Marrja e ingerencave për gjimnazin është hakmarrje politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë