Pendarovski dekreton Protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

    Presidenti Stevo Pendarovski informoi se sot pasdite ka nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

    “Ratifikimi i Protokollit të Traktatit të Veri-atlantikut për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO konfirmon mbështetjen tonë për politikën e dyerve të hapura. Zgjerimi i Aleancës me dy vendet është kontribut për sigurinë kolektive të rajonit euroatlantik”, tha Pendarovski.

    Kuvendi dje me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pa diskutim dhe debat.

    Kjo është hera e parë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikon protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë.

    Lajmi Paraprak

    Keqpërdori detyrën zyrtare, kallëzim penal për drejtorin e Spitalit të Ohrit

    Lajmi i rradhës

    Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë