Sulemani: Vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë, mund të rregulloheshin

    Hamdi Sulemani, këshilltar i Listës së pavarur “Më mirë për Tetovën”

    Hamdi Sulemani nga iniciativa “Më mirë për Tetovën” në debatin në TV21 theksoi se vendimi për heqjen e shtigjeve për biçikleta në Tetovë ishte i shpejtë dhe se të njëjtat mund të rregulloheshin.

    Ai deklaroi se “Tetova kishte disa shtigje bicikletash por nuk ishin adekuate ashtu siç u tha nga administrata”.

    Prandaj ne në seancën e parë ngritëm çështjen e inspektoratit komunal bashkërisht me udhëheqësin e policisë së komunikacionit. Vendimi i shtigjeve për tërheqjen e tyre ishte shumë i shpejtë, ata mundeshin të përmirësoheshin në një mënyrë por njëkohesisht do të shohim me ardhjen e pushtetit të ri do të kërkojmë edhe një herë të rievidohet ai projekt dhe të fillohet me ndonjë intervenim të vogël që të kthehet përsëri”, tha Sulemani.

    Ndërsa bartësja e listës nga kjo iniciativë Elmedina Abdullahi, foli në lidhje me drutë e mbjellur në rrugën “Strasho Pinxhur”, për të cilët tha se nuk i plotësojnë standardet.

    ‘Mos të ishin reagimet tona ajo rrugë nuk do të përfundohej aq shpejtë dhe nuk do të rrespektoheshin standardet aty. Jemi të sigurtë që ndikuam që ajo rrugë të bëhet sa më mirë. Nëse e shohim aspektin ligjor mbjellja e drunjve aktual nuk e zëvendëson atë që është mbjellë”, tha Abdullahi.

    Ndryshe, më 20 gusht në Tetovë do të vëtohet për këshilltarë komunal, ndërsa iniciativa “Më mirë për Tetovën” në përbërjen e fundit ishte e përfaqësuar me dy këshilltarë.

    Lajmi Paraprak

    Zhan Mitrevit i merret pasaporta

    Lajmi i rradhës

    Do të harxhohen 100 mijë euro për festën e Marrëveshjes së Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë