“Maqedonia në BE më shpejtë se Serbia dhe Mali i zi, të cilët kanë negociuar për 10 vjet”

    Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, në një prononcim televiziv, tha se sipas analizave të tyre, vendi tashmë ka 45% harmonizim në fushën e legjislacionit dhe nëse kjo dinamikë vazhdon, ai beson se ritmi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE do të jetë më i shpejtë se ai i Serbisë apo Malit të zi, të cilët kanë negociuar për 10 vjet.

    Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, i pyetur nëse në takimin e zhvilluar në Bruksel, së bashku me delegacionin e Republikës së Shqipërisë, ka nisur zyrtarisht skriningu, tha se “procesi i skriningut ka nisur zyrtarisht dje dhe takimi është hapur nga Komisioneri Evropian Varheji, ku u shpjegua se cilët janë hapat e ardhshëm, për çfarë duhet të përgatitemi dhe u nda një kalendar planifikues për aktivitetet tona të ardhshme”.

    “Praktikisht nga mesi i shtatorit nis skriningu si nga klasterët ashtu edhe nga kapitujt. Fillimisht do të vazhdojmë me fazën e parë duke i shtuar asaj faze një shqyrtim shpjegues, ku Komisioni Evropian do të na paraqesë atë që duhet të harmonizojmë përpara anëtarësimit dhe më pas fazën dypalëshe, kur shtetet anëtare do të përfshihen me konstatimet, me këndvështrimet e tyre, në bazë të kësaj do të zgjasë 14-16 muaj dhe gjatë asaj periudhe do të duhet të përgatisim ato dokumente kyçe për të cilat do të biem dakord”, shtoi zëvendëskryeministri Mariçiq.

    Kujtojmë se konferenca ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, u mbajt pasi Kuvendi i Maqedonisë miratoi me 68 vota PRO, propozimin francez.

    Lajmi Paraprak

    Mijalkov ndryshon adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë