“Mësim pa tekste shkollore, tendencë që zgjat 10 vjet”

    Mësimi pa tekste shkollore u shndërrua në një tendencë e cila zgjat tashmë 10 vjet, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Tomisllav Gievski. Ai shton se në këtë mënyrë po bëhen improvizime në procesin arsimor.

    “Vitin e kaluar 2021/22 e nisëm pa tekste shkollore për më shumë lëndë, madje edhe për lëndën që e jap unë. Për klasën e 7-të nuk kishte libra, për klasën e 9-të gjithashtu nuk kishte. Por, në këtë mënyrë po ulet cilësia e arsimit, po improvizohet.”- deklaroi Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur e Arsimit.

    Disa autorëve të teksteve u janë miratuar zgjidhjet e tyre, por nuk janë shtypur, shpjegon ai.

    “Mendojmë se nuk janë shtypur është arsye fitimprurëse. Po bëhen kombinime se kush t’i fitojë tenderët për t’i shtypur. Ky është mendimi ynë të cilin e thamë edhe publikisht dhe vlerësojmë se kësaj pune duhet t’i qaset me më shumë seriozitet dhe sa më shpejt që është e mundur të sigurohen libra për nxënësit dhe mësimdhënësit.”- tha Tomisllav Gievski, Sindikata e Pavarur e Arsimit.

    Në qoftë se tekstet shkollore nuk sigurohen, atëherë ulet interesi i nxënësve, cilësia e mësimit, autoriteti i mësuesit, sepse nuk disponon me mjetet që do ta tërheqë vëmendjen e fëmijëve, thotë Gievski, duke përfunduar se me këtë njëkohësisht humb edhe autoriteti i mësimdhënësit para prindërve. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Rusia e pakënaqur për vendimin e RMV-së për mbylljen e konsullatës ruse

    Lajmi i rradhës

    Më shumë trotinet elektrik, më shumë ankesa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë