Mirel: Disa shtete anëtare të BE-së i druhen anëtarësimeve të reja

    Pierre Mirel, një nga drejtorët më jetëgjatë të zgjerimit në Komisionin Europian në një intervistë për programin e Këshillit të Atlantikut #BalkansDebrief ka diskutuar metodologjinë e re të negociatave që do të ndiqet nga BE-ja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Sipas Mirel, është ende herët për të matur imapktin e metodologjisë së re dhe thuajse e pamundur për të dhënë një datë të përfundimit të bisedimeve për anëtarësim. “Mund të ketë pengesa që nuk i parashikojmë dot, për shembull sa kohë do t’I duhet Serbisë që të zgjidhë çështjen dypalëshe me Kosovën. Askush nuk e priste që Bullgaria do të vendoste veton për Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta nuk mbaron me kaq. Askush nuk e di se si do të veprojë Bullgaria gjatë procesit të bisedimeve.

    Në Mal të Zi Kryeministri Abazoviç thotë se ka vullnet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë, por nëse ai e bën këtë qeveria mund të rrëzohet pasi do të humbasë mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit.

    Shumë më pak vullnet politik ka në Serbi. Sipas mendimit tim personal, shtoi Pierre Mirel Presidenti Vuçiq është i bindur se në afat të shkurtër, apo të mesëm përfitimet politike nëse ai ruan stato-quo-n e Serbinë në rrugëtimin europian janë shumë më të mëdha sesa potenciali afatgjatë I anëtarësimit në BE.

    “Çfarë mund të bëj BE me Serbinë? Bashkimi Europian po përpiqet të gjejë një balancë të kujdesshëm

    Që mos t’i ushtrojë shumë presion Serbisë e cila është shumë aftër me një kamp tjetër apo dy të tjerë, siç është Rusia dhe Kina. Ndaj BE nuk e ka të lehtë të veprojë ndërkohë që dhe në zgjedhjet e fundit mbështetja për Presidentin Vuçiq ishte e fortë.

    Vendet anëtarë të BE-së duan të shohin se ç’do të ndodhë me reformat në Shqipëri. A do të vazhdojë reforma në drejtësi, apo do të ndalet? Çfarë do të ndodhë me polarizimin e lartë të situatës politike në Shqipëri me ndarjen në dy pjesë të Partisë Demokratike? Ka shumë të panjohura që nuk mundësojnë dhënien e një date të mundshme anëtarësimi për vendet e Ballkanit Perëndimor.

    I pyetur nëse ekziston një vullnet I ri politik në Europë, Pierre Mirel shprehet se nuk është bindur për këtë. “Do kisha dashur të thoja po, gjërat kanë ndryshuar. Por, së pari situate ekonomike në BE nuk është e mirë, kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Çështja e energjisë apo brishtësia e Eurozonës sidomos pas asaj që ndodhi në Itali. Së dyti çështja e emigracionit nuk është ende e mbyllur në BE. Mendoj se do të ketë përplasje apo mendime të kundërta midis Lindjes dhe Perëndimit në muajt e ardhshëm për çështjen e migracionit.

    Problem tjetër mbetet abuzimi i vetos nga Kryeministri I Hungarisë Orban. Ka disa shtete anëtare që nuk janë të entuziazmuar të pranojnë anëtarë të rinj, nga frika së pas disa vitesh mund të bëhen aleatë të ngushtë të Orbanit dhe shndërrohen në demokraci jo-liberale, përfundoi Mirel intervistën për #BalkansDebrief.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Pyetja e referendumit të shkruhet “A dëshironi të shkoni në BE me këto kushte”

    Lajmi i rradhës

    Angelov: Zjarri në Krivollak është shuar tërësisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë