Momentet dramatike, i gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që vrau vëllanë në Dibër

    Forca të shumta policie të mbështetur nga banorët e fshatit kanë bërë të mundur arrestimin e Florian Tonuzit, i cili vrau të enjten vëllain e tij me thikë në një fshat të Dibrës në Shqipëri.

    Operacioni i policisë nis në orët e para të mëngjesit në fshatin Kurbeg të Dibrës. Në rrugë operative ishte marrë informacion se 26 vjeçari fshihej në këtë fshat. Forcave të rendit iu bashkuan dhjetëra banorë.

    Banesat u kontrolluan thuajse të gjitha. Pas rreth 2 orësh u lokalizua vendi ku fshihej Tonuzi.

    E pranishme ishte nëna e tij, e cila I kërkoi të dorëzohej. Iu lut policisë të mos e dhunonin.

    26 vjecari Tonuzi u arrestua në një objekt që përdoret për kafshët.

    Krimi ndodhi në banesën e familjes Tonuzi, në fshatin Allajbegi pas një sherri mes dy vëllezërve.

    Në sherr e sipër Florjani, 26 vjeç goditi me thikë vëllain e tij, Benardin 23 vjeç. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Peshkopisë.

    Një orë më pas ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes.

    Lajmi Paraprak

    Abazi: Beteja jonë në Shqipëri sapo ka nisur

    Lajmi i rradhës

    Gjobë djalit të shtëpisë së hashashit, i riu shkoi në Londër, por u “arratis”! Grupi kriminal i kërkon të atit 100 mijë paund në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë