Mos konsumoni Balans+ | AUV njofton për mospërputhje të aflotoksinave në produkt

    Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV) njoftoi se, është tërhequr nga tregu produkti i pasigurt Balans plus, produkt i fermentuar qumështor, në paketimin prej një kilogrami.

    Arsyet për këtë janë, mospërputhja e përqëndrimit të aflotoksinave me rregulloret e RMV-së, për shkak se ky produkt është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve. Në mënyrë shtesë, sasia që është tërhequr nuk ka qenë e dedikuar për tregun maqedonas.

    Tërhiqen paketimet  me numrin serik 28.11.22, përkatësisht me afat të përdorimit deri më 28 nëntor. Prodhues është “AD IMLEK, Industrijsko naselje bb,11231 Padinska Skela, Republika Srbija”.

    Produkti është distribuar në vend nga qumështorija SHA Manastir, Gjurçin Naumov Plakot nr.1, 7000 Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut.

    Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt me numrin serik të potencuar, të njëjtin nuk duhet ta konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin prej ku e kanë blerë, rekomandon AUV.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Nuk kandidoj për mandat të dytë, nëse qytetarët nuk kanë besim tek unë

    Lajmi i rradhës

    Kosova nuk e arriti Kupën e Botës, por synon “Euro 2024”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë