Ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut rikthen maskat

    Ndryshimi i temperaturave ka bërë të rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë tek mjekët. Kjo, pasi që ndryshimi i temperaturave së bashku me ndotjen e ajrit ulë imunitetin e qytetarëve, sidomos atyre që kanë sëmundje kronike. Por, mjekët thonë se në këtë periudhë, ndihmë kërkojnë edhe qytetarët që nuk kanë probleme me shëndetin. Në këtë kohë, më problem është se qytetarët nuk bëjnë kontrolle dhe testime, për të bërë dallimin mes gripit sezonal dhe virusit korona. Mjekët, thonë se periudha që pason do të jetë edhe më e rëndë në aspektin shëndetësor, prandaj qytetarët është mirë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

    “Kanë probleme me temperaturën, kanë probleme me fytin, kanë probleme me kollitjen, kanë sekret në hundë dhe këta janë simptomat e përgjithshme që i kanë. Megjithatë, edhe pse ne mendojmë se virusi Korona është shmangur, por ky virus akoma është në mesin tonë dhe pacientët duhet që të bëjnë dallimin. Kemi një hezitim nga pacientët që nuk dëshirojnë të bëjnë testimin, prandaj ne u apelojmë që të gjithë pacientëve që kanë këta simptome që menjëherë të kërkojnë ndihmë tek mjekët amë, të bëhet fillimisht diferencimi se është virus sezonal apo ka të bëjë me virusin korona. Sidomos këtu më të kujdesshëm duhet të jenë pacientët më të moshuar dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thotë Bekim Ismaili, mjek.

    Në ndërkohë, problem në vete është edhe ndotja e ajrit në këtë e periudhë. Edhe kjo ka pasojat e veta, pohojnë mjekët. Sipas tyre, ndotja e ajrit ndikon tek të gjithë qytetarët, kurse mbajtja e maskës është preventiva më e mirë.

    “Është mirë që maskat të cilët pothuajse aspak nuk mbahen kohëve të fundit, së paku kur të dalin jashtë ata pacient që kanë probleme shëndetësore mirë është që të mbajnë maskat, sepse maska mbron nga thithja e grimcave të dëmshme që qarkullojnë në ajër por edhe nga i ftohti që direkt merret nga organet e frymëmarrjes. Maska në këtë kohë ka rol të dyfishtë dhe duhet që të mbahet. Mospërdorimi i maskës ka bërë që ndoshta të kishim shkallë të lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë, nga vet fakti se ka patur hezitim për mbajtjen e maskës”, deklaroi Bekim Ismaili.

    Mjekët apelojnë që në periudhën që vjen, qytetarët pa dallim moshe duhet që të mbajnë maskë që të mbrohen edhe nga ndotja edhe por edhe nga virusi korona. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Sa lëngje duhet të konsumojmë gjatë stërvitjes

    Lajmi i rradhës

    Tetovës i duhen edhe dy vite për një plan të ri urbanistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë