Nga fillimi i luftës janë vrarë deri në 13 mijë ushtarë ukrainasë

    Deri në 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

    Lajmin e ka bërë me dije Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se midis 10,000 dhe 13,000 trupa kishin vdekur.

    Ai tha se gjatë qershorit rreth 100-200 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë.

    Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë dhe plagosur që nga fillimi i luftës .

    Ndërsa në një fjalim video të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se 100,000 trupa ukrainase ishin vrarë. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë sqaroi se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

    Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak tha se Kievi po fliste hapur për numrin e të vrarëve.

    “Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm dhe ato variojnë nga 10,000 deri në 12,500-13,000 të vrarë,” tha ai.

    Podolyak gjithashtu sugjeroi se deri në 100,000 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, dhe se 100,000 deri në 150,000 të tjerë ishin plagosur, ose ishin të zhdukur ose të paaftë për t’u kthyer në luftime. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Debat në Bundestag për planet e qeverisë për shtetësinë

    Lajmi i rradhës

    Shtohet numri i pacientëve me grip sezonal në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë