Nuk miratohen ligjet për heqjen e TVSh-së

    Ligjet e propozuara të VMRO-DPMNE-së, për heqjen e TVSh-së për ushqimet si dhe ulja e akcizës për derivatet nga 18 në pesë për qind deri në fund të vitit, nuk morën dritën jeshile nga shumicë parlamentare.

    Votat e opozitës nuk mjaftuan për të kaluar dhe miratuar këto dy ligje.

    VMRO-DPMNE i dorëzon këto dy ligje për herë të katërt, dhe po aq herë janë refuzuar nga përfaqësuesit e qeverisë.

    “Karburantet do të uleshin për 25 denarë për litër, ndërsa produktet ushqimore do të uleshin për 10 deri në 15 për qind. Domethënë, nuk do të ishte nevoja kur të dilje në market, për dy ose tre mijë denarë të blini vetëm disa produkte, ndërsa më herët me ato para i mbushnit shportat”, tha Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    RASTI “ZHAN MITREV” | Nesër publikohen të gjeturat e inspektoratit

    Lajmi i rradhës

    Transporti publik privat makth jo vetëm për shoferët, por edhe për udhëtarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë