Orizi dhe vezët mund të futen në listën e produkteve me çmime të ngrira

    Në një konferencë për media në Manastir, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se nesër në seancë të qeverisë do të shqyrtojnë të dhënat nga Enti i Statistikave në fushën e lëvizjes së çmimeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë për muajin nëntor dhe nëse ka rritje të çmimeve.

    “Do të marrim vendim për zgjerimin e vendimit me produkte shtesë, që do të ishin orizi dhe vezët”, tha ministri Bekteshi.

    Ai po ashtu theksoi se vendimet nuk vlejnë për çmimet e sotme, por për çmimet e produkteve që tregtarët i kanë formuar më 1 dhjetor.

    “Çmimet nga 1 dhjetori do të jenë të vlefshme deri më 31 janar 2022. Çmimet nuk mund të rriten por vetëm të ulen dhe prandaj po bëjmë përpjekje që të rritet prodhimi i energjisë elektrike, të mos ketë goditje në çmim me energjinë elektrike dhe shpenzimet e kompanive të jenë më të ulëta”, tha Bekteshi gjatë vizitës së tij në REK Manastir dhe shtoi se vendimet e qeverisë mbrojnë standardi i qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    RMV: Vazhdojnë gabimet drejtshkrimore në gjuhën shqipe – “festat stet ë rore”

    Lajmi i rradhës

    E ardhmja e bujqësisë dhe revolucioni i ushqimit të kultivuar në laboratorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë