Pasagjeri harron telefoni, piloti zgjatet nga dritarja e kabinës së aeroplanit për të marrë atë

    Një pilot i linjës ajrore dhe një punonjësit e  stafit të aeroportit të Kalifornisë punuan së bashku për t’ia dhënë pasagjerit telefonin të cilin e kishte harruar në portë.

    Mirëpo, momenti u kap në kamera.

    Southwest Airlines postoi një video në Facebook që tregon kapitenin e fluturimit i cili del nga dritarja e kabinës për të zgjatur dorën poshtë, në mënyrë që të tërhiqte telefonin që po ia jepnin punëtorët e ekuipazhit në terren, në aeroportin Long Beach, transmeton Telegrafi.

    Linja ajrore shpjegoi se telefoni ishte gjetur në portë, pasi kishin hipur pasagjerët në aeroplan. Aeroplani më pas la portën për t’u përgatitur për ngritje.

    Ekuipazhi i portës më pas ia kaloi telefonin ekuipazhit tokësor, kur më pas këta të fundit ia dhanë pilotit që t’ia jepte pasagjerit në bord.

    Lajmi Paraprak

    Migrimi shqiptar, eksodi nga një ‘shtet i dështuar’

    Lajmi i rradhës

    Një turp kombëtar shqiptar në UNESCO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë