Patenta shqiptare njihet në Arabinë Saudite

    Procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tanimë janë përmbyllur.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

    Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

    Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave.

    Lajmi Paraprak

    Nga kriza ushqimore te ndryshimet gjeopolitike, lufta e Ukrainës dhe efektet e saj

    Lajmi i rradhës

    “Liberalizimi i vizave, premtim i vonuar!” | Begaj: Shqipëria, zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë