Pendarovski: E falënderojmë Serbinë për vaksinat dhe nuk do ta harrojmë këtë gjest

    Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe as nuk mund të jenë subjekt i negociatave. Identiteti ynë dhe gjuha maqedonase janë rezultat i një fakti kulturor dhe shkencor, rezultat i shumë viteve të zhvillimit historik dhe kulturor. Në fakt, procesi i zhvillimit të identitetit dhe gjuhës sonë nuk ndryshon nga zhvillimi i gjuhëve dhe kulturave të kombeve fqinje, tha presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Politikën” e Beogradit në botimin e sotëm. përcjell Nistori.

    Pendarovski gjithashtu ka falenderuar Serbinë për vaksinat, duke thënë se Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe se vendi e vlerëson atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojë. Ai poashtu shtoi Maqedonia e Veriut nuk ka çështje të hapura me Serbinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Konflikti në “Lagjen e trimave” | Do të ketë vendim të ri nga prokuroria?!

    Lajmi i rradhës

    A duhet të gëlltisni pilula pa ujë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë