Protestë kundër ndërtimit të hidrocentralit

    Fotografia: Ilustruese

    Aktualisht në anën tjetër të kufirit, respektivisht në Bashkinë e Peshkopisë në Shqipëri realizohen punimet për studimet inxhenerike dhe të projektimit për ndërtimin të Liqenit të Skavicës. Banorët e kësaj ane realizojnë shumë protesta kundër ndërtimit të Sakavicës e cila me projektin mbulon rreth 40 fshatra që gjenden në pellgun e Drinit të Zi. Protestat deri tani janë të fuqishme por Qeveria Shqiptare nuk ndërpret punimet dhe vlerëson se hidrocentrali i Skavicës do të sjell një dobi të madhe për Shqipërinë. Ndërtimi i këtij hidrocentrali sipas banorëve lokal që janë në pellgun e lumit Drini i Zi do të sjell dëme të mëdha kësaj ane kufitare e cila disponon me bukuri dhe pasuri të mëdha. Shoqatat qytetare të Peshkopisë si dhe banorët e kësaj ane janë të mendimit se me ndërtimin e hidrocentralit do të zhduket pjesa më e bukur dhe më e pasur bujqësore e pjesës lindore të Shqipërisë. Kryetari i shoqatës për mbrojtjen e pellgut të Drinit të Zi, Nazmi Drizi ka deklaruar se së shpejti do të nisin protestat të reja me qëllim që të ndalen punimet në Skavicë.

    Në lidhje me këtë problem gazeta  “Rruga e Arbërit”, ka cituar ministrin e diasporës në Maqedonisë së Veriut Xhemail Çupi i cili është nga Dibra e Madhe që ka patur një takim me shoqatën “Bashkësia dibrane” në Tiranë ku është biseduar edhe në lidhje me projektin hidrocentrali Skavica. Burimi i njëjtë potencon se në këtë takim është ngritur shqetësimi për dëmin e madh, siç thuhet, i sjell Dibrës realizimi i projektit të Skavicës. Përfaqësues të shoqatës nga Peshkopia që është kundër ndërtimit të hidrocentralit kanë patur takime edhe me përfaqësues të këshillit të komunës Dibër. Anëtari i këshillit Bashkim Mashkulli na informoi se shumë shpejt edhe këshilli i Dibrës do të debatoj rreth këtij shqetësimi që kanë dibranët në anën tjetër të kufirit.

    “Shoqatat qytetare nga Peshkopia kërkojnë një mbështetje edhe nga Dibra e Madhe në lidhje me Skavicën. Ata thonë se dibranët ishin së bashku kur u mbrojt Lumi Radikë dhe tani duan që përsëri të jenë së bashku edhe kundër projektit të ndërtimit të Hidrocentralit Skavica”, thotë Bashkim Mashkulli. Këshilli i komunës Dibër ka rënë dakord që në seancat e radhës përfaqësues të shoqatave nga Peshkopia të sqarojnë problemin e Skavicës dhe dëmet e mëdha që do t’i shkaktojë rajonit të Dibrës në anën tjetër të kufirit. Të potencojmë se shoqata të dy Dibrave gjatë iniciativës për ndryshimit të devijimit të Lumit Radikë nga ana e ish Qeveris të Maqedonisë në Nikolla Gruevskit dolën së bashku dhe kundërshtuan devijimin që dëshironte ta bëj Qeveria e Gruevskit me qëllim që Radika të devijoj kah lumi Vardar. Tani përfaqësuesit e shoqatave të Peshkopisë thonë se dibranët të Dibrës të Madhe duhet të jenë korrekt dhe të marrin pjesë në protestat që do të bëhen për parandalimin e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Shoqatat për mbrojtjen e pellgut të Drinit është e mendimit se Qeveria duhet të kërkoj një variant tjetër me qëllim që Skavica si hidrocentral të mos jetë një kërcenim real për banorët e pellgut të Drinit. Popullata e kësaj ane duhet të mbijetojë dhe nëse Skavica ndërtohet dëmet do të jenë shumë të mëdha. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë tanke Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia më e shtrenjtë se Kosova, më e lirë se Shqipëria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë