“Provimi i Jurisprudencës”, djali i Talat Xhaferit nuk i kishte plotësuar kushtet

    Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski tha se në vitin 2015 ndonjëri nga zyrtarët ka përdorur të drejtën e diskrecionit për të lejuar që shumë studentë, në mesin e të cilëve edhe djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, të kalojnë provimin e jurisprudencës pa plotësuar kushtet e nevojshme për këtë. Ai megjithatë nuk përmendi emra dhe nuk drejtoi gishtin nga askush konkretisht edhe pse një pjesë e madhe e këtyre studentëve potencialisht do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të vendit.

    “E gjithë situata duhet të kontrollohet, ashtu siç mësova nga mediet, nuk bëhet fjalë për një rast, por për ushtrimin e të drejtës së diskrecionit nga një funksionar i emëruar. Definitivisht dikush e ka shfrytëzuar të drejtën e diskrecionit dhe pikërisht për këto arsye ligji është ndryshuar, që të mos ekzistojë asnjë mundësi në të ardhmen. Ja unë 10 muaj jam ministër, as nuk e kam menduar të lejoj dikë që para kohe të jep provimin e jurisprudencës”, tha Nikola Tupançevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dështon rezoluta që kërkon dialog me serbët për rikthim në institucione

    Lajmi i rradhës

    Shkollat në Çair dhe në Butel të boshatisura, klasat e ftohta dhe të papërshtatshme për mësim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë