Publikohet versionin zyrtar i Protokollit me Bullgarinë

    Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot versionin zyrtar të nënshkruar të Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë.

    Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegia e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska, nënshkruan Protokollin më 17 korrik në Sofje.

    Nënshkrimi i dy ministrave në dokumentin, i cili është edhe procesverbali i seancës së dytë të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, konsiderohet se do të hapë rrugën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i energjisë së ngrohjes në Shkup rritet deri në 16.31 për qind

    Lajmi i rradhës

    Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë