Qytetarët vlerësojnë si të panevojshëm koncertin e mbrëmshëm të organizuar nga BDI-ja

    Pjesa e madhe e qytetarëve të cilët morën pjesë në koncertin e mbrëmshëm të mbajtur me rastin e 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, nuk i dinin arsyet pse ishte i organizuar i gjithë ai manifestim.

    Shumica e qytetarëve vlerësojnë se shpenzimet për koncertin janë të panevojshme duke marrë parasysh, siç thonë, faktin që Marrëveshja ende nuk është zbatuar në tërësi, por edhe krizën politike dhe varfërinë e madhe që mbizotëron.

    Disa nga qytetarët mendojnë se ia vlen.

    “A e din pse është organizuar koncerti sonte? Jo vallaj nuk e di, prej Tetove kam ardhur nuk e di, prej Tetove kam ardhur kur dëgjova se ka koncert dhe nuk e di për çka bëhet fjalë. Do të thotë nuk na duhet neve koncert, ne na duhet punë vëlla, neve koncerte nuk na nevojitet kjo, e shihni vet se shtrenjtësia e madhe, kjo për mua është kot harxhim. 100 mijë euro me mbaru ndonjë shkollë me mësuar nxënësit, ku janë çerdhet e fëmijëve, shkollat, xhamitë, ku janë të tjerat, ka që s’kanë të hanë bukë. Për mua nuk vlen aspak, nuk është e arsyeshme, sepse papunësi e madhe, t’i jep 100 mijë euro”, thotë një qytetar.

    “Me të kallzu të drejtën unë sonte kam ardh prej jashtë, më kallëzuan se ka koncert edhe kam ardhur”, shprehet një qytetar tjetër.

    “Unë tash i bëj 20 vjet vëlla. Ok a e din për çka është nënshkruar marrëveshja e Ohrit? Jo!”, tha një qytetar tjetër.

    “Nuk e di a ia vlen a s’ia vlen, nuk e di kush e paguan, është e mirë atmosfera për mërgimtarët, ma merr mendja që nuk është gabim, por 100 mijë euro më mirë me i investuar diku tjetër sesa këtu”, tha një qytetar.

    “Organizohet për kurbetçinjtë që kanë ardhur prej kurbeti! Për çka? Organizohet për shkak të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit… Aaaa, asgjë nuk është bitis, asgjë nuk është kryer qe 21 vjet, a u kry diçka, jo! 100 mijë euro ja vlen për rininë tonë, a për Marrëveshjen kurrgjë s’ia vlen, për rininë le të gëzohen pak, e hupin at stresin për papunësinë që e kanë e pa pare që janë, e nesër përsëri e njëjta”, shprehet një qytetare.

    “Besoj është shumë më mirë sesa ka qen, ka dhënë fryte ajo, sidomos ndër shqiptarë, duke filluar prej punësimit, pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucione, udhëheqjes së institucioneve e kështu me radhë”, tha një qytetar.

    “Asgjë nuk u ka realizuar, gjitha kishin qenë rrena. Pse ashtu? Ashtu e shoh unë, sepse kur vij prej Gjermanie unë këtu duhet maqedonisht me fol, nuk po merrem vesh asgjë”, u shpreh një qytetar.

    “100 mijë euro! Më shumë 200 mijë?!”, theksoi një qytetar.

    “..katastrofë është puna, për maqedonasit po, por për shqiptarët për poshtë shkon”, tha një qytetar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pushuesit në Strugë dhe Ohër ndjehen të rrezikuar nga mjetet lundruese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë