RASTI “ZHAN MITREV” | 560 pacientë janë trajtuar me hemofiltrim

    10 ditë pas publikimit të skandalit, Ministria e Shëndetësisë ka marr dokumentacionin e kompletuar nga Klinika “Zhan Mitrev”. 560 pacientë të prekur nga virusi korona janë trajtuar me hemo-filtrim në këtë spital privat dhe dosjet e tyre do të hetohen individualisht.

    Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Analizën e trajtimit të tyre do ta bëjnë 5 institucione të lidhura me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Oda e Mjekëve, Agjencia e Barnave MALMED, Komisioni i Infeksioneve Intra-spitalore dhe Komisioni profesional. Por, Sali tha se ende nuk e di sesa prej këtyre pacientëve kanë përfunduar me fatalitet.

    “Do të na duhet kohë për të analizuar ato 560 dosje, që janë voluminoze, sepse ka pacientë që kanë qëndruar edhe mbi një muaji. I gjithë ai trajtim duhet analizuar nga ekspertë, mjekë që e kanë bërë gjithë jetën. Bëhet fjalë për grupe të formuara nga katër klinika: Kardiokirurgjia, Klinika Infektive, Kujdesi Intensiv dhe Nefrologjia. Ata 4 ekspertë do të analizojnë çdo rast individual dhe duhet të shkruajnë një raport për çdo rast individual. 560 raste, le të jemi realistë, do të duhet kohë që më në fund t’i japim publikut një raport përfundimtar të saktë të asaj që ndodhi”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

    Nga ana tjetër, Prokuroria Publike nuk zbulon asnjë detaj për procedurën para hetimore që po zhvillon. Nga organi akuzës thonë se sipas Ligjit për procedurë penale, veprimet e prokurorit publik në kuadër të hetimeve paraprake janë sekrete dhe për ato arsye në këtë fazë të procedurës nuk mund të ndahen më shumë detaje me publikun për të mos e dëmtuar hetimin. I gjithë ky skandal doli nga dokumentari i Laboratorit të gazetarisë hulumtuese IRL, ku 24 familje dëshmojnë se janë detyruar të paguajnë shuma të majme 12-25 mijë euro për trajtim të pacientëve nga infektimi i virusit korona, që më pas të ju vdesin nga infeksionet inter-klinike bakteriale, siç dyshohet të shkaktuara nga metoda e filtrimit të gjakut, gjë e cila u bë studim eksperimental pa dijeni të familjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “‘Ballkani i Hapur’, kufijtë e mbyllur – Asnjë pritje më e gjatë se në kufirin në Tabanoc”

    Lajmi i rradhës

    Në Televizionin Shtetëror të Maqedonisë nuk dihet “kush ha e kush paguan”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë