RMV – numri i foshnjave të lindura para kohe, ulet në 8.2%

    “Nga 25 për qind të foshnjave të lindura para kohe në vitin 2016, numri është zvogëluar dukshëm në vitin 2021 në 8,2 për qind. Pikërisht me furnizimin e pajisjeve më bashkëkohore, përkushtimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNFPA-së dhe UNICEF-it për zhvillimin e implementimit të planit për kujdes paranatal, arritëm zhvillim të dukshëm, gjegjësisht ulje të vdekshmërisë së foshnjave të lindura para kohe”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në shënimin e sotëm të 17 nëntorit – Ditës Botërore të Prematuritetit, që u mbajt në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.

    “Paralelisht, shënojmë edhe ulje të vdekshmërisë paranatale prej 14,8 për qind në vitin 2018 në 9,2 për qind në vitin 2021. Në KGjO gjatë periudhës së kaluar janë investuar 2,2 milionë euro për zhvillimin e trajtimit të grave shtatzëna dhe foshnjave të sapolindura. Vazhdojmë me investimet në përforcimin e kuadrit, duke e pasur parasysh specificitetin dhe sensitivitetin e kësaj veprimtarie. Me programin për specializim, vetëm për këtë vit janë paraparë gjashtë subspecializime të reja në KGJO, në më shumë fusha, gjithashtu, janë paraparë edhe tre specializime të reja”, theksoi Sali.

    Dr. Renata Dimitriovska, drejtuese e repartit për trajtim intensiv dhe terapi në kuadër të KGJO-së potencoi se edhe krahas të gjitha arritjeve në pajisje dhe njohurive, prematuriteti ngelet problem global dhe arsye udhëheqëse për vdekshmërinë e fëmijëve deri në vitin e pestë, ndërsa fëmijët e mbijetuar akoma luftojnë me komplikime të rënda për shëndetin.

    Elizabeta Petkovska, drejtuese e Repartit për Trajtim Special në KGJO në fjalimin e saj potencoi se edhe gjatë kohës së COVID-19 kanë arritur të vendosin edhe një skrining për fëmijët, ndërsa vazhdojnë edhe me planifikimin dhe ndjekjen e këtyre fëmijëve.

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski në Beograd për një marrëveshje për gazin natyror

    Lajmi i rradhës

    Flet 12 – vjeçarja e përdhunuar: Shoku babit më tha do t’i vras të gjithë po tregove (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë