Ruskoska komenton bisedën e publikuar

    Një audio incizim, në të cilin dëgjohet zëri i shefes së Prokurorisë së Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, ka dalë dje në rrjetet sociale.

    Sipas asaj që dëgjohet nga biseda, e cila supozohet se është zhvilluar mes Ruskovskës dhe një personi tjetër, prokurorja thotë se ajo ka “harruar” një person në paraburgim, dhe në incizim dëgjohej vetëm emri i Vladimir Atanasovskit. Ai ka qenë ish-drejtor i DSK-së, ndërsa si i pandehur në rastin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend është dënuar me gjashtë vite burg.

    Në një koment për Alsat, kreu i Prokurorisë së Krimit të Organizuar ka komentuar edhe përmbajtjen e procesverbalit.

    “Nuk ka asnjë shans që dikush të “harrohet” në paraburgim, prandaj ka masa mbrojtëse. Nëse them ‘i harruar’, kjo do të thotë figurativisht”, tha Vilma Ruskovska – prokurore.

    Ndryshe, regjistrimi që po qarkullon në rrjetet sociale është publikuar mbrëmjen e djeshme në llogarinë e Twitter-it “Drejtësi për të gjithë në Maqedoni”, ndërsa autenticiteti për momentin nuk është konfirmuar. Biseda zgjat më shumë se një minutë ndërsa zëri i bashkëbiseduesit është i përpunuar.

    “Nuk e di nëse është autentik. Mendoj se është pjesë e incizimeve që i ka dorëzuar Jordan Kamçev për lëndën “Reket”. Është më mirë të pyesni Kamçevin për vërtetësinë. Nuk e di kush është shpërndarësi’, u shpreh Vilma Ruskovska – prokurore.

    Paraprakisht, biznesmeni Orce Kamçev në Prokurori ka dorëzuar në fshehtësi biseda të incizuara me të cilat mbështetet akuza e Ruskovskës në rastin “Reket”, pas çka pas hekurave kanë përfunduar Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski – Kiçeec. Kamçevi, ndërkaq, që nga fillimi i këtij muaji ndodhet në burgun e Strugës, ku po vuan dënimin prej një viti burg për rastin “Parcela në Vodno”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RASTI “ZHAN MITREV” | Modalitet për hetimin e 560 rasteve

    Lajmi i rradhës

    Në veri shfaqen mesazhe kundër vendimit për targat dhe dokumentet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë