Shahu, lëndë zgjedhore në Maqedoni

    Nga një shtatori i këtij viti, shahu do të bëhet lëndë zgjedhore për nxënësit e klasave të para dhe të dyta. Nga Federata e Shahut të Maqedonisë kanë konfirmuar se është arritur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ku tashmë janë publikuar informatat për përfshirjen e shahut në planprogramin shkollor. Nga Federata e Shahut, thonë se në orët e shahut do të mësohen bazat e shahut, mënyra se si lëvizin pjesët, çfarë lëvizjesh ka etj., dhe qëllimi është përmirësimi i përqendrimit, kujtesës, kreativitetit dhe të menduarit kritik te fëmijët. Agim Shemshiju, kryetar i Federatës së Shahut, për gazetën KOHA, ka deklaruar se ata si federatë janë të kënaqur që MASH dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit ka pranuar propozimin e tyre.

    “Besojmë se do të jemi të kënaqur nga rezultatet që do dalin brenda disa vite nga një risi e tillë. Ne mendojmë se shahu do t’i ndihmoj fëmijët të jenë më të përqendruar, të rritë inteligjencën dhe planifikimin”, tha ai. Sipas tij, përmes futjes së shahut si lëndë zgjedhore në arsimin fillor, do të zbulohen dhe talent të ri të shahut, ku dhe në të ardhmen do të mund të korrin suksese në garat ndërkombëtare. Sipas pritshmërive, në çdo shkollë duhet të formohet të paktën një klasë me 30 fëmijë që do të ndjekin mësimet e shahut. Klasat e shahut do të drejtohen nga mësuesit e klasës, të cilët fillimisht do t’i nënshtrohen trajnimit dhe nëse ka nevojë, në mësim do të përfshihen edhe shahistë të licencuar. Nga ana tjetër, prindërit kanë mendime të ndara – ndërsa për disa kjo është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e fëmijëve, disa besojnë se përveç materialit të gjerë, shahu do të jetë një lëndë shtesë që nuk do ta zotërojnë lehtë.

    Ndërkohë Maqedonia e Veriut, këtë praktikë dhe mësimin do ta bazoj në përvojat në Poloni dhe Angli ku shahu tashmë aplikohet në procesin arsimor si lëndë e detyrueshme. Ushtrimet për shahun vazhdojnë deri në fillim të vitit shkollor. Vlen të cekët se pas 10 ditësh pjesëmarrje në Olimpiadën e Indisë të Shahut, të rinjtë e federatës së shahut shënuan rezultate të mira dhe u renditën në vendin e 62 dhe 70 në garë nga 188 vende përfaqësuese. Ndryshe, edhe shahistë të tjerë dhe njohës të çështjeve arsimore e kanë përshëndetur këtë nismë dhe e kanë llogaritur si një hap të nevojshëm në arsimin fillor. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    150 milionë euro mbështetje për bujqit

    Lajmi i rradhës

    Seminari i Gjuhës Shqipe mbledh mbi 150 studiues nga bota

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë