ShBA-ja zotohet për masa të ashpra kundër shteteve që abuzojnë me rendin ekonomik

    Shtetet e Bashkuara do të vendosin pasoja të ashpra ndaj shteteve që prishin rendin ekonomik ndërkombëtar, tha të martën sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen

    “Integrimi ekonomik është shndërruar në armë nga Rusia”, tha ajo, duke u bërë thirrje të gjitha shteteve që të bëhen bashkë për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë, me qëllim që të përmirësohet qëndrueshmëria e zinxhirëve të furnizimit dhe të shmangen manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, deklaroi Yellen.

    Yellen po qëndron në vizitë zyrtare në Korenë e Jugut dhe tha se gjatë kësaj vizite është paralajmëruar se do të ngrehë çështjen bisedojë e çmimit tavan për naftën ruse.

    Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, Yellen po ashtu kritikoi Kinën. Ajo tha se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut duhet të forcojnë lidhjet e tyre tregtare në mënyrë që shtetet tjera të mos krijojnë avantazh në tregjet ndërkombëtare, duke përmendur Kinën.

    “Ne nuk mund të lejojmë shtetet si Kina të përdorin pozicionin e tyre në treg në lëndët e para, teknologjitë ose produktet kryesore për të penguar ekonominë tonë ose për të ushtruar ndikim të padëshiruar gjeopolitik”, tha Yellen në Seul.

    Vizita në Seul është pjesë e turneut 11-ditor të sekretares Yellen në rajonin e Indo-Paqësorit.

    Më vonë gjatë së martës, ajo do të takohet edhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Çka ndodhë nëse nuk ndryshohet Kushtetuta e RMV-së?

    Lajmi i rradhës

    Zelensky zyrtarisht kërkon shkarkimin e krerëve të shërbimit të sigurisë dhe prokurorisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë