SKANDALI NË KLINIKËN E FËMIJËVE | Sali: Sofijanova ia ka kthyer sërish klinikës mjetet e paguara financiare

    Para se të dorëhiqet nga funksioni, tani ish drejtorja e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova ia ka kthyer sërish klinikës mjetet e paguara financiare. Kështu ka njoftuar sot Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cili megjithatë nuk shpjegoi se çfarë nënkupton me “të gjitha mjetet e paguara”, përcjell Nistori.

    Sofijanova u detyrua të japë dorëheqje pas hulumtimit të publikuar nga Klan Macedonia, ku vërtetoheshin keqpërdorime financiare në krye të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

    Disa javë më parë Klan Macedonia publikoi dokumente ku shihej se si drejtoresha, përveç pagës, duke keqpërdorur ”kujdestarinë”, përfitonte mjete të majme financiare mujore. Të ardhurat mujore të saj nga Klinika që ajo drejtonte arrinin deri në 5 mijë euro apo 300 mijë denarë.

    Lajmi Paraprak

    Dita ndërkombëtare e Studentëve i gjen studentët e Maqedonisë në kushte të mjerueshme

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës i jep “lëmoshë” NPK-së 25 milionë denarë | Ndërmarrja funksionon disa vite me humbje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë