Spasovski: Presim në periudhën në vijim të nënshkruhet marrëveshja me FRONTEKS-in

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi sot se, si pjesë e delegacionit qeveritar në Bruksel ka marrë pjesë në ngjarjen historike për shtetin tonë – Konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në me çka hapet procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj në familjen e madhe evropiane, Bashkimin Evropian, si qëllim i ynë shumëvjeçar strategjik.

    “Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot në mëngjes theksoi se shteti ynë së shpejti do të negociojë me BE-në për FRONTEKS-in, marrëveshje për bashkëpunim të policive kufitare, që do ta përforcojë bashkëpunimin për emigracionin. Ne, si Ministri e Punëve të Brendshme jemi të gatshëm dhe presim në periudhën në vijim të nënshkruhet Marrëveshja me FRONTEKS-in, të cilën së bashku me eurokomisarin për emigracion, Dimitris Avramopulos, pas negociatave disamujore e parafuam në vitin 2018 si rezultat i përkushtimit të institucionit për përballje me emigracioin ilegal. pasi që marrëveshja të hyjë në fuqi, ekipet e FRONTEKS-it me autorizime ekzekutive do të mund të kryejnë kontrolle kufitare në vendkalimet kufitare së bashku me forcat nacionale”, kumtoi Spasovski.

    Si Qeveri, shkroi ai, bëmë gjithçka në vitet e kaluara për lëvizje në agjendën evropiane të vendit dhe e kthyem vendin në rrugën drejt BE-së.

    “Me vendime të guximshme dhe të matura zgjidhëm sfida të pakapërcyeshme të cilat të gjithëve na u dukën si mision i pamundur dhe i mbyllëm çështjet e hapura bilaterale. Me atë rast, si shtet nuk u larguam nga kursi evropian, nga reformat dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal. Mbetemi të përkushtuar në implementimin e proceseve të bëra reformuese dhe marrëveshjeve të arritura.

    Krijuam Një shoqëri për të gjithë, të udhëhequr nga motoja e Unionit, “Të bashkuar në dallueshmëritë”, i afirmuam dhe promovuam veçoritë dhe dallueshmëritë e të gjitha bashkësive etnike të cilat janë pjesë e mozaikut të Maqedonisë së Veriut. Tani si partnerë bashkarisht do të kontribuojmë drejt prosperitetit të të gjithë qytetarëve, të veprojmë rreth kërcënimeve për paqe, stabilitet dhe siguri të kontinentit.

    Le të jetë me fat fillimi i negociatave inkuadruese për anëtarësimin tonë të plotë në bashkimin Evropian, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. 

    Lajmi Paraprak

    Edi Rama me kritika në konferencë: Rruga deri këtu ishte e vështirë, premtime të pa mbajtura dhe shuplaka në fytyrë

    Lajmi i rradhës

    Sëmundja e Hashimotos, Si ndihmon mënyra e të ushqyerit dhe stili i jetesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë