“Unë e braktis politikën nëse një deputet i vetëm i opozitës voton për ndryshimet kushtetuese”

    Kryetari i VMR0-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nëse të paktën një deputet i opozitës voton për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të largohet nga politika.

    “Mbrojtësja e parë është mosndryshimi i Kushtetutës. Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me deklaratat se ka deputete nga udhëheqësia e ashtu me radhë. Nuk ka të tillë. Ja unë dëshirojë këtu ta mbyll këtë temë edhe me çmimin e karrierës time profesionale dhe politike, njerëz të tillë nuk ka. Unë garantojë.

    Nëse dikush voton për ndryshim të Kushtetutës, unë do të largohem nga politika. Asnjëherë nuk do të merrem me politik nëse përderisa unë jam kryetar ndryshohet kushtetuta në këto kushte”, tha Mickoski.

    Ai më herët njoftoi se po vazhdojnë konsulltimet me partnerët e koalicionit për organizimin e referendumit, për të cilën shumë shpejt do të dalin me qëndrim.

    Lajmi Paraprak

    Mbi dy mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Ndikimi i Rusisë në Ballkan: Roli i fesë, politikës dhe historisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë