Visar Ganiu vazhdon të premtojë për garazhet në kate në Çair

    Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në “Rruga drejt” në Alsat tha se komuna e Çairit e ka prioritet ndërtimin e garazheve në kate, por që ligji është bllokuar në qeveri, përcjell Nistori.

    “Problemi te planet detale dhe kur të kalojë ky plan, ne nuk mund të zgjedhim ose me partneritet, ose komuna ta ndërtojë vetë, ose atë tokë ta shes, me dedikim që personi që e blen të ndrëtojë garazhe në kate. Por ligji është bllokuar nga pushteti qendrorë”, tha Visar Ganiu.

    Ai shtoi se zgjidhja e vetme dhe më se e nevojshme e komunës së Çairit janë garazhet në kate.

    Qeveria ka bërë investim vetëm 1 milion euro për 2 vjet në Çair

    I pyetur për investimet në komunën e Çairit, kryetari Ganiu tha se për një komunë me rëndësi shumë të madhe, ka  investim prej 1 milion eurove dhe jemi në status quo.

    “Projekte për vitin 2020-2022, pa hyrë në detaje, për një komënu shumë të rëndësishme, ne kemi investime vetëm 1 milion euro, kjo tregon gjithëçka, pra nuk do të thotë që ka ndonjë pengesë, por nuk ka as progres”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

    A ishte kjo arsyeja kjo, apo ka ndikuar afërsia e juaj me zotëri Mexhitin, që e keni vendosur firmën tuaj në letrën e të pakënaqurve?

    “Nuk e mohoj afërsinë me zotëri Mexhitin, pasi se njihemi para Bashkimit për Integrim, kemi qenë kolegë”, u shpreh Visar Ganiu. Ai shtoi se nënshkrimin e ka vendosur, sepse ai e di se me çfarë probleme ballafaqohen banorët e Çairit.

    Ndërtimi i rrugës te Çairçanja

    “Do të jetë sfidë dhe problem shpronësimi i objekteve për ndërtimin e rrugës te Çaircanja”, shtoi Ganiu, pasi u pyet në lidhje me procedurën për ndërtimin e kësaj rruge.

    “Është bërë shpallja për të zgjedhur operatorin për vlersimin e objekteve, ajo fazë ka kaluar. Operatori i cili e ka marë është në teren. Pas vlersimit ne fillojmë bashkëpunimin me qytetarët për shpronësimin e objekteve”, potencoi kryetari Ganiu.

    Do ta keni problem sepse është zonë me shumë dyqane?

    Do të jetë sfidë, por është shkarkim i mbingarkesës dhe se mbi 98 % e qytetarëve janë e përkrahin këtë ide. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa do të rritet tatimi për bizneset dhe qytetarët në RMV në vitin 2023?

    Lajmi i rradhës

    Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e ShBA-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë